Veseli flet për herë të parë se çfarë u bisedua me ndihmësekretarin amerikan, dhe cila ishte kërkesa e prerë e tij

Veseli: Prioritet i SHBA-së është largimi i ndikimit rus në Kosovë!

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka deklaruar se takimi me Nënsekretarin Amerikan të Shtetit, David Hale, ka konfirmuar vazhdimësinë e qëndrimit amerikan për fuqizimin e shtetit të Kosovës në procesin e Dialogut, ndërsa ka pohuar se pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i Kosovës janë të pacenuara.Veseli këto komente i ka bërë gjatë një interviste për Pista.News.

“Qëndrimi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, qëndrimi i Departamentit Amerikan të Shtetit është shumë i qartë: Kosova ka vetëm një rrugë – drejt OKB-së dhe integrimeve euro-atlantike. Ka qenë një takim i mirë, takim konstruktiv ku janë bartur qëndrimet e SHBA-së”, ka thënë Kryeparlamentari Veseli.Ai, më tutje, ka shpjeguar se SHBA-të po përpiqen për paqen në Ballkan dhe largimin e ndikimit rus.“Largimi i ndikimit rus konsiderohet nga SHBA-ja një prioritet ndër prioritetet më të veçanta.

Ata konsiderojnë se çdo vend ku ka çështje të hapura, ku ka konflikte, aty i shfrytëzon Rusia. Ky është edhe ai impenjimi i cili shpesh në publik keqkuptohet dhe i interesimi që me çdo kusht të arrijnë t’i mbyllin të gjitha çështjet e hapura në Ballkan, në mënyrë që ta përmbyllin edhe çështjen e ndikimit rus edhe në Kosovë, po flasim në këtë rast edhe në Serbi”, ka deklaruar Veseli.

Lideri i PDK-së, po ashtu, ka thënë se Hale ka nënvizuar faktin se Kosova nuk duhet të humbë kohë, se Kosova duhet të marrë përgjegjësitë e veta, gjithmonë si shtet i pavarur dhe sovran, por duhet ta konsiderojë në këtë koncept të veprimit të vet si shtet edhe partneritetin të cilin duhet ta ketë me pjesën perëndimore.“Ne, SHBA-të i kemi përkrah. Por, ne duhet të jemi po ashtu përkrah SHBA-së”, është shprehur Veseli.

Loading...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *