Sylë Tahirasaj tregon për mundësinë e reshjeve të bores nesër Kosovë

Eksperti i meterologjisë, njëherish edhe profesor në Universitetin e Prishtinës, Sylë Tahirsylaj ka folur për temperaturat që do të mbizotërojnë në vendin tonë gjatë ditëve të javës.

Tahirsylaj ka thënë se ditën e nesërme pritet të ketë reshje atmosferike të shiut dhe të borës.

“Vendi ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e ulët të shtypjes atmosferike dhe si rrjedhojë moti do të jetë me reshje shiu dhe reshje bore në vendet kodrinore-malore. Gjatë ditës së nesërme, temperaturat do të ulen dukshëm ku minimalja do të shkojë deri në -3 gradë celcius ndërsa maksimalja deri në 5 gradë celcius”, ka thënë Tahirsylaj.

Tahirsylaj ka thënë se mot përafërsisht i ngjashëm do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

“Reshje shiu nuk do të ketë ditën e mërkurë, kurse shiu do të kthehet në ditën e enjte përsëri. Ja vlen të theksohet se këto reshje do të kenë rëndësi të veçantë për plotësimin e kushteve hibrike të tokës dhe efekti i tyre pozitiv është edhe për përgatitjen e mbjelljeve pranverore, pasi që në vendin tonë nuk kemi pasur të reshura intensive të shiut në tri javët e fundit”, ka thënë ai.

Loading...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *