Haradinaj e ben publike biseden me përfaqësuesit e Merkel-it

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka treguar detajet e takimit që zhvilloi me dy njerëzit e kancelares gjermane, Angel Merkel.

“Bisedë e hapur me këshilltarët politikë të Kancelares Gjermane Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Luttenberg, për zhvillimet aktuale në vend, procesin e dialogut me Serbinë, konsolidimin e brendshëm të Kosovës dhe rrugën e saj euro-atlantike.

Mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës. Shteti gjerman është partner i rëndësishëm ekonomik dhe politik i Kosovës dhe zë i fuqishëm i saj në strukturat euro-atlantike.”

Loading...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *