“Gruaja e hekurt” i ka një porosi për OKB-në

Kancelarja gjermane dha mbështetjen e saj për propozimet për Evropën, të bëra nga partia e saj konservatore që përplasen me ato të presidentit francez, duke mbështetur kryesisht idenë e një vend unik për Bashkimin Evropian në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Mendoj se bëhet fjalë për një ide shumë të mirë për të ardhmen”, deklaroi kancelarja gjermane në Berlin në lidhje me propozimet për reformim të Bashkimit Europian të publikuara gjatë fundjavës nga ajo që e zëvendësoi në dhjetor në krye të partisë demokristiane gjermane (CDU), Annegret Kramp Karrenbauer, që mban pseudonimin AKK.

Në fakt Merkel ka theksuar se ky vend synon të bashkojë zërat europianë në Këshillin e Sigurimit në OKB, pra për pasojë të zhdukë pozicionin e përhershëm që mban Franca e vetme që prej fundit të luftës së Dytë botërore.

Duket se ky është një propozim i cili vështirë të pranohet nga Parisi.

Loading...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *